Report TV - Korçë, AKU bllokon 25.3 ton miell gruri, vinte nga Greqia pa dokumentacion

2018-08-03 0

Korçë- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke, për shkak të parregullsive që kishte me dokumentacioninpërkatës.

Sipas informacioneve, dokumentat shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketën dhe kundraetiketën e produktit.

Në thasët e miellit prej letre 25kg, ishte vetëm një kundraetiketë e ngjitur në gjuhën shqipe, e cila mund të hiqej lehtësisht. Pas bllokimit AKU po ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të miellit.