Ora News - Kallëzohen në prokurori zyrtarët e hipotekës në Fier

2018-08-02 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KLSH kallëzon në Prokurori tre ish Regjistrues, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme Fier.\

Sipas raportit të kontrollit të lartë të shtetit ata "kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 580392 m2, ndryshime zëri kadastral nga pus nafte, zallishte, rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 28360 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 1,900 mijë lekë, pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Fier për sipërfaqe 108569 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore duke regjistruar legalizime mbi prona shtetërore(ndërtesa) për arkëtimin e vlerës 120 milion lekë, si dhe vlerën 11,5 milion lekë të ardhura të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta. "

Kontrolli ishte për periudhën Korrik 2015 deri më Dhjetor 2017.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kallezohen-ne-prokurori-zyrtaret-e-hipotekes-ne-fier

Free Traffic Exchange