Report TV - Veliaj inspketon investimet në Laprakë, thirrje qytetarëve: Të lirojmë hapësirat publike

2018-08-02 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar së bashku me deputetin e PS, Ulsi Manja ecurinë e punës në rrugët lidhëse ?Marubi? dhe ?S. Bruzi në Laprekë.

Veliaj falenderoi banorët për mirëkuptimin e treguar gjatë punimeve që po realizohen duke iu bërë thirrje atyre që të bashkëpunojnë për lirimin e hapësirave.

Duhet bashkëpunim të lirojmë nga pak trotuar. Një shtëpi me trotuar, me ndriçim, me rampë, me kanalizime, me infrastrukturë nëntokësore, me hapësirë për fëmijët dhe nënat me karrocë, ku gjyshërit ecin të sigurt, është një shtëpi me vlerë. Ndaj, ftesa ime për të gjithë banorët është: fadroma e bashkisë nuk vjen që t?u rimarrë tokën ose pronën, që sapo e legalizoi qeveria. Përkundrazi, vjen që ta urbanizojë atë, që t?ia rrisë vlerën pas legalizimit.

Ndërsa deputeti i PS për zonën, Ulsi Manja falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen duke vlerësuar edhe 6 milion euro investime që janë bërë që prej vitit 2015.

Jemi në studim e sipër edhe për dy-tre blloqe të tjera, ku do të investohet në të ardhmen.

Ulsi Manja