Gaqo Çako na la lamtumirën. Nderimet e fundit për njeriun që la gjurmën e tij si një artist kalibri në muzikën klasike dhe të lehtë iu dhanë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.
Zëri i tij në ariet dhe këngët që përbëjnë të artin fond të muzikë së lehtë dhe repertorin e Teatrit të Operas dhe Baletit dëgjoheshin teksa familjarët, bashkëpunëtorët e një rrugëtimi të gjatë në skenën shqiptare, miqtë, njerëzit e zakonshëm dhe të politikës kryenin homazhe e më pas lenin me shkrim një falënderim apo kujtim të kaluar me Gaqo Çakon.
Jeta e Gaqo Çakos u ndërpre në moshën 83 vjeçare. Ai e jetoi atë si tenori kryesor i Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1961, për tre dekada në vazhdim në kryevepra si ?La Traviata?, ?Norma? ?Rigoletto? dhe ato shqiptare ?Mrika?, ?Lulja e Kujtimit?, ?Skënderbeu? apo ?Zgjimi?.
Zëri i bukur dhe me një teknikë të jashtëzakonshme u dëgjua jo vetëm në skenë e operas por edhe në atë të festivaleve në Radio dhe Televizionin Shqiptar. E kujtojmë zërin e Gaqo Çakos te ato që sot kritika i vlerëson si emblematike, ?Këputa një gjethe dafine?...apo ?Udhët e Atdheut?...!
Vokali dhe profesionalizmi i tij mbërriti edhe në skenat italiane, aty ku studioji në konservatorin e ?Santa Cecillias? si edhe në të famshmin ?Cajkovsky? në Rusi.
Në skenat ku është kënduar historia e muzikës shqiptare Gaqo Çakos ishte aty. Këngët e shekullit në Televizionin Klan ishte programi muzikor që e ri-ngjiti në skenë.