Ora News - Shtohen rastet e fëmijëve me diarre për shkak të nxehtit e neglizhencës së higjenës

2018-08-02 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I nxehti i verës dhe neglizhenca ndaj ushqimeve dhe higjenës ka sjell shtim të numrit të rasteve të pacientëve të vegjël me diarre. Mjekët pediatër thonë se kjo situatë ndodhe edhe për shkak të viruseve që janë në qarkullim që në shumicën e rasteve manifestohen me diarre, përzierje por jo temperaturë të lartë.

Prezenca e viruseve të cilët qarkullojnë në këtë stinë, i nxehti dhe neglizhenca e higjenës ndikon në rritjen e rasteve të fëmijëve që kërkojnë ndihmën e mjekëve për shkak të diarresë.

Mjekja pediatre në Qendrën Shëndetësore nr.1 Entela Kostaqi tha se në rastet e pritura për trajtim fëmijët nuk kanë patur temperaturë të lartë por vijnë janë raste me diarreje dhe përzierje.

Entela Kostaqi: "Kemi pasur kryesisht infeksione gastro intestinale të shumta këtë javë. Kemi pasur edhe infeksione të traktit respirator të shoqërua kryesisht me kollë. Një pjesë e fëmijëve kanë ardhur me probleme të tilla pas plazhit.

Kur shkohet me pushime nuk është ai kujdesi i duhur ndaj higjenës gjë që e bën të predispozuar fëmijën të marrë infeksione të herëpashershme. Sigurisht që janë edhe viruse të ndryshme të cilat përhapen, nga larja në pishina, mos higjena e duarve, temperaturat e larta, të gjitha këto bëhen shkak i infeksioneve të ndryshme."

Shurpët për temperaturë, termometri dhe qetësuesit lokal duhet të jenë gjithmonë prezentë në çantën e prindëerve përpara se të nisen me pushime. Por, mjekët sugjerojnë edhe një konsultë për të vlerësuar gjendjen e fëmijës dhe për të përcjellë rekomandimet për kujdes të shtuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtohen-rastet-e-femijeve-me-diarre-shkak-te-nxehtit-e-neglizhences-se-higjenes

Free Traffic Exchange