Gentian Osmani kalon Vetting-un

2018-08-02 3

Pritja e vendimit nga Komisioni i Kualifikimit i ngjau një provimi të vështirë edhe për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Ankthin e tregoi përpara leximit të vendimit që e konfirmoi atë në detyrë.

Në dalje prokurori Osmani u shpreh se ndihej si ditën kur kishte marrë provimin e magjistraturës, duke e cilësuar procesin të vështirë.

Gentian Osmani është një ndër prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me blerjen e një apartamenti  në vitin 2009.

Osmani ka deklaruar se 20 mije Euro për blerjen e tij ia ka marre borxh një kushëriri, por në fund të verifikimit gjithçka rezultoi e rregullt.