Report TV - Vetëflijohet në kryeqytet gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj

2018-08-02 1

TIRANË- Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj gjendet e vdekur në kryeqytet. Dyshohet se ajo është vetëflijuar duke u hedhur nga një pallat pranë minibashkisë nr. 5. Burime policore bëjnë me dije për Report TV se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16, ndërkohë që sinjalizimet e para për ngjarjen u dhanë rreth orës 13 e 40.

Kujtojmë që një ditë më parë bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të vetingut.

Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, por Policia njofton se deri tani dyshohet për një vetëvrasje.

Njoftimi i plotë:

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën ?Vashko Pasa?, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Free Traffic Exchange