Shkodër/ Tentoi të rilidhte energjinë, humb jetën babai i 8 fëmijëve, fqinjët: S’kishin lekë

2018-08-02 0

Shkodër- Gjendja e rënduar ekonomike ka bërë që një 51-vjeçar të humbë jetën teksa tentonte të rilidhte energjinë elektrike. Në momentin kur ra në kontakt me rrymën elektrike, Frrok Bregu ndodhej në shtyllë.

Shqiptarja.com mëson se kontakti me rrymën ka rezultuar fatal për të. Bregu, baba i 8 fëmijëve jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ambulanca shkoi në vendngjarje por nuk e shpëtoi dot Bregun. 

Fqinjët e 51-vjeçarit kanë folur për Report Tv. Ata kanë treguar detaje nga ngjarja tragjike ku Frrok Begaj, babai i 8 fëmijëve humbi jetën.

Begaj sipas fqinjëve vdiq pasi hipi në shtyllë të lidhte dritat. Fqinjët kanë treguar se ai ishte në një gjendje të rënduar ekonomike.

Babai i 8 fëmijëve, më të voglin 4 vjeç, ka humbur jetën. Korrentin ia ka fikur shteti, prej 4 ditësh. Rrugë s?ka, ambulanca deshi 1 orë të vinte. Nuk kemi kurrfarë të dhënash. Policia erdhi. Ai hypi në shtyllë të lidhte dritat se është vetë i teti brenda. Ia prenë dritat se s?kishte para të paguante. Djalin e ka në Mal të Zi, punon aty. Sa ka hipur në shtyllë, ka rënë në tokë menjëherë.