Klosi: Ndëshkim abuzuesve dhe ndotësve të mjedisit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e sezonit turistik, ministri Blendi Klosi ka theksuar rëndësinë e angazhimit të gjitha strukturave shtetërore për garantimin e sigurisë, pastërtisë dhe transparencës. Blendi Klosi ishte i prerë kur theksoi se nuk do të tolerohet asnjë abuzim me turistët. Në të kundërtën, tha ai do të merren masa ndëshkimore për çdo subjekt.



Ministri Klosi u shpreh i vetëdijshëm mbi përgjegjësinë e të gjithëve për garantimin e jetës në plazhet shqiptare.



Klosi vuri theksin tek rritja e numrit të turistëve të huaj gjatë këtij viti, duke nënvizuar faktin se është bërë e mundur shtrirja e sezonit për gjatë gjithë vitit.



Në takimin me përfaqësues të institucioneve të përfshira në mbarëvajtjen e sezonit turistik, Klosi theksoi se pavarësisht përmirësimeve të gjithë janë të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë, në mënyrë që turizmi të jetë vërtetë një instrument në zhvillimin ekonomik të vendit.

Free Traffic Exchange