Ora News - Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako

2018-08-02 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare artisti i popullit Gaqo Çako. Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.

Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin ?Çajkovski? të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj, si dhe operat shqiptare ?Mrika? e Prenk Jakovës, ?Lulja e kujtimit? e Kristo Konos, ?Pranvera? e Tish Daisë, ?Heroina? e Vangjo Novës, ?Skënderbeu? i Prenk Jakovës e ?Skënderbeu? i Abdulla Grimcit, ?Komisari? i Nikolla Zoraqit, ?Zgjimi? i Tonin Harapit, ?Toka e jonë? e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.

Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t?i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-tenori-i-njohur-shqiptar-gaqo-cako