Banka e Shqipërisë do të vazhdojë programin e ndërhyrjeve në tregun e këmbimit valutor, edhe pse në 3 mujorin e dytë të vitit inflacioni është përmirësuar.
Guvernatori Gent Sejko, tha se politika e blerjes së valutave në tregun e brendshëm ka dhënë efekte, e se vlerat e ulëta të monedhave Euro e Dollarë lidhen me prurjet sezonale.
Por në kushtet e uljes së normës bazë të interesit dhe kredive të këqija, guvernatori kërkoi nga bankat që të gjallërojnë aktivitetin kreditues.
Banka e Shqipërisë është duke mbajtur nën monitorim tregun e këmbimit valutor, lëvizje të cilat kanë dhënë efekte në ekonominë vendase, duke detyruar së fundi edhe qeverinë që të ndryshojë buxhetin.