Ora News - Banka e Shqipërisë do të blejë sërish euro në tregun valutor

2018-08-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të blejë sërish euro në tregun valutor për të penguar zhvleftësimin e mëtejshëm të monedhës evropiane. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të ndjekë këtë politikë, për shkak edhe të prurjeve të euros nga turizmi.

Sejko: Pas mbiçmimit të shpejtë të regjistruar në muajt prill dhe maj, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. Megjithatë, raporti i ofertës dhe kërkesës në tregut e brendshëm valutor mbetet i zhbalancuar dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale.

Banka e Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pa ndryshuar normën bazë të interesit. Të vijojë programin e blerjes në tregun e brendshëm valutor me synim frenimin e mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banka-e-shqiperise-do-te-bleje-serish-euro-ne-tregun-valutor

Free Traffic Exchange