Ora News - Rikonstruktohet rruga e harruar me kalldrëm në Gjirokastër

2018-08-01 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Gjirokastrës nis rikonstruksionin e rrugëve të gurta. Turistë të shumtë që mbërrijnë në këtë qytet shprehin dëshirën për të vizituar mbetjet e ujësjellësit të famshëm të Kalasë së Gjirokastrës, i cili njihet si vendi që nëpërmjet urave të gurta sillte ujin nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën.

Por rrugëtimi i turistëve për të mbërritur në këtë destinacion të veçantë turistik ishte sfidë dhe njëherazi rraskapitëse për shkak të amortizimit total të rrugës.

Zamira Rami: Kemi një destinacion shumë të rëndësishëm turistik siç është rruga e Ali Pashës, ku turistët prej vitesh kanë qenë të strapacuar në udhëtimin e tyre për ta vizituar atë. Kështu që ne sjellim në këtë investim dy të mira. Një infrastrukturë komode për qytetarët duke kondicionet e arkitekturës me kalldrëm dhe njëkohësisht një shteg turistik në funksion të turizmit. Investimet e bashkisë do vazhdojnë pikërisht në këto dy drejtim, në funksion të turizmit por edhe për të krijuar investimet që janë shumë të domosdoshme për banorët që janë në zonat e sipërme të qytetit. Gjithmonë do të tentojmë, si dhe me rrugën Selam Musai që për pak ditë do të fillojë dhe aty investimi me kalldrëm për të ruajtur traditën gjirokastrite.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikonstruktohet-rruga-e-harruar-me-kalldrem-ne-gjirokaster

Free Traffic Exchange