Ora News - Poliçan, 40 të moshuar përfitojnë falas vizita okulistike

2018-08-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

40 të moshuarit e strehuar në qendrën rezidenciale në Poliçan kanë përfituar falas vizita okulistike. Bëhet fjalë për kategorinë e të moshuarve që nuk kanë asnjë familjar dhe për ata që janë braktisur nga fëmijët e tyre.

Te moshuarit janë vizituar pasditen e se martës nga një grup mjekësh të specialitetit okulistike në Berat.

Pothuaj gjysma e tyre kanë dalë me probleme në shikim dhe pjesës më të madhe u janë dhuruar syze.

Drejtoresha e Zyrës Rajonale të Shërbimit Social në Berat, Mirela Buhuri, pohon se nisma do të vazhdojë dhe falë saj të moshuarve do t'u afrohen edhe shërbime të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/polican-40-te-moshuar-perfitojne-falas-vizita-okulistike