Aeroport ne Sarande, PPP me nje kompani te huaj

2018-08-01 1

Qeveria po shikon mundësinë e ndërtimit të një aeroporti në Sarandë në Partneritet Publik Privat me një kompani të huaj. Planin e ka prezantuar gjatë një takimi me biznese të kësaj zone, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

?Në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik?.

Damian Gjiknuri diskutoi me operatorët turistikë mundësinë e shtimit të linjave të transportit me Korfuzin, në mënyrë që të thithen sa më shumë turistë të huaj.