Ahmetaj: Presidenti “pa dashje” po favorizon nje biznes te lojerave te fatit

2018-08-01 0

Refuzimin e Presidentit Ilir Meta për të dekretuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat, i cili synon që të tatojë fitimin dhe jo të ardhurat bruto të këtyre bizneseve, Ministria e Financave e quan si te gabuar. Për më tepër, thotë se është favorizues për këto biznese, por në mënyrë të diferencuar. Financat thonë se kreu i shtetit ka rrëzuar synimin që pretendon se po mbron, ?pa dashje? duke e futur këtë fjale mes thonjëzave.

?Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshëm për të gjithë. Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëherë do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%.  Ndryshimi i propozuar, jo vetëm që nuk bie ndesh me rregullin e vendosur në vitin 2015, por e unifikon këtë rregullim, duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare në të njëjtin kuadër fiskal. E vetmja kategori që bënte përjashtim nga ky rregull ishte Lotaria Kombëtare e dhënë me ligj të veçantë nga qeveria Berisha në 2013.?

Ministria e Financave thotë se presidenti i referohet vetëm nenit 52 për detyrimet tatimore, dhe nuk ka parë nenin 4 , i cili shpreh qartë atë që është miratuar nga kuvendi të ligji për lojërat e fatit: të ardhurat bruto nga loja është shuma e mbetur organizatorit minus shumën e dhënë për fituesit.

?Nuk ka asnjë ndryshim në ligjin ?Për lojërat e fatit" dhe asnjë relaksim sa i përket tatimit mbi lojërat e fatit, përkundrazi ka njehsim të aplikimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit.?

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Në argumentet që parashtroi, kreu i shtetit shprehet se neni, i cili rregullon pjesën fiskale për biznesin e lojërave të fatit është antikushtetues pasi nuk dekurajon këtë lloj aktiviteti që lë plagë të rënda sociale dhe ul taksat për ta, duke rënduar mbi buxhetin e shtetit.