Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg" për Vilson Brahaj i arrestuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e prindërve të Gazmir Dacit më 27 korrik.
23 vjeçari nga Kukësi u arrestua më 30 korrik.
Mësohet se gjatë seancës Brahaj ka treguar alibinë e tij për ngjarjen
"Ai që më kontaktoi për të vendosur tritolin e kam njohur në shkollë. Ishte i moshës 25 vjeç. Tritolin ma ka sjellë vetë dhe më tha që shtëpia është e imja e dua të iki për azil. Nuk e dija që familja ishte në hasmëri' mësohet të ketë thënë Brahaj.
Për eksplozivin ai tha se eshte paguar 5 mije euro.
"E bera per lekë" ka shtuar ai.
Brahaj u identifikua nga kamerat e sigurisë të cilat kishin fiksuar personin që vuri eksplozivin në banesën në pronësi të Xhelal Dacit në rrugën "Martin Camaj" në Bathore.
Ky i fundit është babai i Gazmir Dacit i cili ndodhet në burg duke vuajtur dënimin me 35 vjet heqje lirie për vrasjen e Valmir Kolaverit.
Vilson Brahaj, ishte dënuar më parë për vjedhje të një dyqani celularësh në Tiranë në vitin 2014.
Operacioni per arrestimin e tij u kodua "Pagesa".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrest-me-burg-te-dyshuarin-si-autor-te-eksplozivit-ne-banesen-e-gazmir-dacit