Ora News - Porti i Sarandës së shpejti me linjë transporti turistike me Korfuzin

2018-08-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Porti i sarandës do të zgjerojë linjat e transportit për qëllime turistike me Korfuzin. Ky fakt u bë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili bashkë me deputetin e zonës Alket Hyseni vizitoi disa biznese të reja hotelerie në Sarandë dhe Ksamil.

Damian Gjiknuri: "Patëm rastin të vizitojmë dhe shohim nga afër disa biznese hotelerie që janë hapur së fundi në Sarandë dhe Ksamil. Patëm mundësinë që të bisedojmë edhe me personat që operojnë këto biznese por edhe me operatorët që kanë sjellë turistë nga Polonia apo vende tjera që vizitojnë Sarandën. Qeveria shqiptare po investon në të gjitha zonat bregdetare për të mbështetur turizmin por njëkohësisht fluksi sa vjen dhe rritet në turizëm"

Gjatë bashkëbisedimit me operatorët, gjiknuri tha se është diskutuar edhe nevoja për një konektivitet më të mirë, sidomos me Korfuzin.

Damian Gjiknuri: "Pra më shumë linja transporti me Kofuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë dhe jam i bindur që, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik".

Sipas ministrit, zgjatja e sezonit turistik do të mund të krijojë mundësinë për të gjetur edhe fuqi punëtore më të përgatitur e cila të ofrojë shërbimet në këto zona turistike të bregdetit shqiptar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/porti-i-sarandes-se-shpejti-me-linje-transporti-turistike-me-korfuzin

Free Traffic Exchange