Report TV - Qytetarët dynden për në Jug, rëndohet trafiku në qytetin e Fierit

2018-08-01 0

Prej paradites së sotme vijon trafiku i rënduar në qytetin e Fierit. Qarkullimi i automjeteve shfaq problematiken e lëvizjes jo vetëm në akset rrugore që e lidhin Fierin me Juglindjen e vendit, por edhe në rrugët e brendshme.

Kryesisht janë mjete që kalojnë në drejtim të Vlorës ose në zonat bregdetare përreth. Por kjo problematikë prek tashmë edhe turistët, të cilët kanë preferuar që ditët e tyre të pushimit t?i kalojnë në bregdetare dhe malore të këtyre zonave.

E ndërsa në rrugë shihet vargu i mjeteve, ku epiqendra e ngarkesës është pikërisht, rrethrrotullimi pranë qendrës tregtare. Ndërkohë policia rrugore po punon për të normalizuar situatën tejet të rënduar nga trafiku i mjeteve.

Free Traffic Exchange