Policia Rrugore publikon pamjet e një aksidenti të rëndë dje në Shkodër. Një përplas një kalimtare e cila po tentonte të kalonte rrugën.
Policia Rrugore e ka bërë publike videon si një mesazh sensibilizues duke u bërë thirrje këmbësorëve të kenë kujdes kur kalojnë pasi po rrezikojnë jetën e tyre.
"Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët! Kjo ndodhi sot në Shkodër. Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët. Fatmirësisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën"- njofton policia Rrugore.