Dyshohet per eksploziv ne makine, rrethohet zona

2018-08-01 0

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, zona në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës në lagjen ?Kushtrimi? është rrethuar nga efektivët e policisë, sepse dyshohet se brenda një automjeti është vendosur eksploziv.

Lënda plasëse dyshohet se i është vendosur se një automjeti tip ?BMW? me targa AA 895 TX. Burime nga policia thanë se pronari i mjetit është arrestuar në Fier, por nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Pritet mbërritja e Forcave Xheniere për çmontimin e eksplozivit.