Report Tv - Bllokohen 1700 litra pije të skaduara në Korçë, AKU gjobit subjektin

2018-07-31 0

AKU ka sekuestruar rreth 2 ton pije të skaduara të subjektit Argentil në rrugën "Kiço Greco" në Korçë.

Në momentin e inspektimit, produktet po ruheshin në temperaturë ambienti dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare në ambientin ku magazinoheshin.

Nga AKU u sekuestrua sasia prej 1740 litrash pije freskuese, çajra, lëng frutash si dhe 48.8 kg biskota, kek dhe çokollata. Në magazinë u gjetën edhe produkte ushqimore pa kundraetiketë në gjuhën shqipe.

Ndaj subjektit u morën masat: Gjobë për mungesë të kushteve higjieno- sanitare 300.000 mijë lekë; Gjobë për tregtim produkti të pasigurtë 500.000 mijë lekë; Gjobë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe 50.000 mijë lekë dhe bllokimin e produktit të skaduar deri në asgjësim.

Free Traffic Exchange