Tkurret popullsia, më pak lindje, rritet vdekshmëria, Nesturi e INSTAT: Ja cilat janë shkaqet

2018-07-31 0

Popullsia e vendit tonë po vjen duke u pakësuar por ritmi i rënies së saj është duk u zvogëluar. Nga të dhënat më të fundit të raportit të INSTAT, popullsia e Shqipërisë ka rënë me 0.2 përqind nga viti i shkuar. Majlinda Nesturi, përgjegjësia e statistikave të popullsisë në një intervistë për Report TV tregon se cilat janë disa nga shkaqet e zvogëlimit të popullsisë

Kjo rënia i atribuohet më shumë emigracionit, gjatë vitit të fundit janë larguar 39.900, ndërsa janë kthyer 25.000, të moshës 15-20-49 vjeç, ndër ta dominojnë meshkujt.

Majlinda Nesturi
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut si edhe tumoret mbeten disa prej shkaqeve prej të cilave ka vdekshmëri më të lartë. Referuar statistikave të INSTAT qarku me më shumë vdekje në Shqipëri mbetet Tirana, i ndjekur më pas nga Fieri dhe Elbasani.
Ndërkohë, nga të dhënat më të fundit INSTAT njofton se lindjet janë në rënie dhe familjet shqiptare gjithmonë e më tepër po lindin më pak fëmijë.

Çiftet shqiptare nuk e riprodhojnë më veten e tyre. Në 2017, numri i fëmijëve për një grua ka qenë 1.48, shumë larg normës së zëvendësimit.

Majlinda Nesturi