Veliaj: Do vazhdojme ta mbeshtesim nismen e Presidentit

2018-07-31 0

Edhe pse Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk dha dakortësinë e tij për ndërtimin e Teatrit të ri duke kthyer mbrapsht ligjin, kryebashkiaku Erioni Veliaj vazhdon të mbështesë dhe lobojë për nismën e ndërmarrë nga Meta, për dhurimin e gjakut.

Teksa vizitoi punonjësit e Agjencisë se Parqeve dhe Rekreacionit të cilët dhuruan gjak, Veliaj theksoi se do t?i përmbahet angazhimit të marrë dhe të japë kontributin e saj për të dhënë gjak.

?Lidership do të thotë të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht rrethanave. Të ndërtosh teatrin, besoj është e drejtë, të dhurosh gjak po ashtu, dhe përkushtimet janë përkushtime dhe angazhimet janë angazhime. Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën?, tha Veliaj.