Veliaj: Dhurojmë gjak dhe ndërtojmë teatrin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-31 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku i Tiranës ka shenjestruar serish presidentin per tetarin. Teksa iu bashkua serish fushatës se dhurimit te gjakut, e cila është iniciuar nga kreu i shtetit, Erjon Veliaj i kujtoi Ilir Metës se ashtu si dhurimi i gjakut per ata qe kane nevoje, duhet treguar përkushtim edhe ne ndërtimin e teatrit



?Lidership do të thotë të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht rrethanave. Të ndërtosh teatrin, besoj është e drejtë, të dhurosh gjak po ashtu, dhe përkushtimet janë përkushtime dhe angazhimet janë angazhime. Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën.?



Erion Veliaj dha edhe një mesazh për drejtuesit e bashkive te djathta që kanë mbajtur qëndrim kundër prishjes se Teatrit Kombëtar, duke kërkuar prej tyre qe te bëhen pjese e nismës per te ndihmuar fëmijët talasemike.



?Do të vijojmë me të njëjtin përkushtim; kemi hartuar një kalendar vjetor dhe dua të ftoj të gjithë kolegët e bashkive të tjera të bashkohen. Shumë mirë që vijnë në Tiranë për të bllokuar teatrin apo punë të tjera, por sa mirë sikur me të njëjtin zell që bllokojnë punët e Tiranës, edhe më Kamëz e Shkodër, të vijojë dhurimi i gjakut, sepse besoj se duhet të kemi më shumë zell për ndërtim se sa për shkatërrim; më shumë zell për kontribut se sa për bllokim! Besoj se edhe bashkitë e tjera do të ndjekin këtë shembull, por ndërkohë që Tirana është bashkia më e madhe dhe sigurisht, bashkia që ofron gjithmonë cilësinë më të lartë në çdo punë publike, do të duhet ta bëjë këtë edhe në solidaritet.



Kete here ishin punonjësit e agjencisë se parqeve dhe rekreacionit ne varësi te Bashkisë se Tiranës qe dhuruan gjak.