Rama: Drejtësi për qytetarët - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pastrimi i gjykatave nga të korruptuarit pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në vendimmarrjet që prekin interesat e qytetarëve, duke u dhënë atyre të drejtën e merituar. Në takimin me koordinatorët për bashkëqeverisjen, kryeministri Rama tha se vetingu do bëjë që drejtësia të jetë në krah të qytetarëve e jo ëndrra e keqe, që i përndjek prej vitesh.

 

 ?Sigurisht ka dhe raste kur platforma që përgjigjet negativisht, pasi nuk jemi gjykata. Për të këtë po bëhet vetingut, që gjykatat të mos jenë makthi, por të jenë shpatulla e çdo qytetari të zakonshëm?



Kreu i qeverisë risolli në vëmendje reformën në institucionet që lidhen direkt me titujt e pronësisë. Në shtator, tha ai, do zbatohet shkrirja e ALUIZNI-t dhe Komisionit të Kthimit të Pronave, për të lehtësuar më shumë barrën burokratike.



 ?Do mundësojë ecurinë shumë më të shpejt të modernizimit të institucioneve, do krijojë një strukturë apeli në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të mos shkojnë në Gjykatë, por ta apelojnë brenda institucionit, një lloj avokati në institucion?



Lufta me abuzuesit në administratën shtetërore vazhdon, theksoi kryeministri.



?Me platformën na keni ndihmuar ne për të identifikuar ata që janë bërë pengesë. Pasi nis një hetim administrim për të kuptuar nëse vonesa lidhet me korrupsionin, nëse është rezultat i presionit për të marrë ryshfet dhe kur këto identifikohen merren masa dhe hap pas hapi pastrohet administrata?



Ky ishte takimi i fundit e një viti intensiv i funksionimit të platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët. Pranë kësaj platforme, kanë mbërritur mbi 16 mijë ankesa, ku mbi 90% të tyre kanë marrë përgjigje.