Gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e subjekteve për HEC-et në Osum duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për pezullimin e ndërtimit të këtyre HEC-eve, disa muaj më parë. Vendimin e gjyqësorit e ka bërë të ditur ministri Blendi Klosi gjatë aktivitetit në Ditën Botërore të Rangers, zhvilluar në Liqenin Artificial në Tiranë.
Fituam një nga betejat e para për natyrën. Gjykata sapo ka vendosur, anullimin e HEC-eve Osum.
Deklaroi ministri Klosi gjatë fjalës së tij
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit përshëndeti vendimin e Gjykatës duke u shprehur se ky vendim: ?Na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë n? mbrojtje të natyrës. Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpëtoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore?.
Megjithatë ministri Klosi theksoi se drejtësia jo gjithmonë ka qenë në mbrojtjen e natyrës me vendimet e saj.
Pak ditë më parë, gjykata dha vendimin skandaloz tërifillimit nga puna të dy guroreve në Berat. Por pak nga pak dhe të gjithë bashkë do t?ia dalim të mbrojmë asetet tona natyrore.
Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit