Report Tv - Familjarë, të afërm dhe kolegë i japin lamtumirën e fundit Luan Hajdaragës

2018-07-31 0

Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Kuvendi i Shqipërisë organizoi homazhe në sallën e seancave plenare, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura të politikës. Pas homazheve, Hajdaraga u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës aty ku do të prehet përgjithmonë.

Shumë figura e personalitete të njohura të politikës shprehën ngushëllimet familjarëve të ish-ministrit të Mbrojtjes ditën e djeshme, duke e cilësuar si një humbje të një eksponenti më të madh në Partinë Socialiste që në fillimet e saj. Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si ministër i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga njihet si një nga personalitetet, i cili dha një kontribut të paçmueshëm në Partinë Socialiste.

Free Traffic Exchange