Çështja e Teatrit Kombëtar vijon të mbajë ndezur debatin politik në këtë fund korriku. Pas deklaratës së kryebashkiakut Veliaj ditën e djeshme, i cili tha se vendimi i Metës për të mosdekretuar ligjin për shembjen e Teatrit ishte zhgënjyes, presidenti s?ka pranuar të komentojë. Nga Pusteci, ku mori pjesë në disa takime, Meta u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratat e Veliajt.
Gazetarët: Zoti President, pas mosdekretimit të ligjit mbi teatrin, ka ardhur reagimi i disahershëm i kryebashkiakut Veliaj. Ai thotë se pas dyzet ditësh mazhoranca do ta rivotojë këtë ligj. A keni një koment?
Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t?i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucioni i Presidentit, bazohen vetëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare ku ne jemi palë dhe të cilat janë të detyrueshme për t?u zbatuar, dhe padyshim në të gjithë legjislacionin tonë në fuqi, dhe gjithmonë duke vënë në plan të parë interesin tonë kombëtar dhe publik.
Meta është pyetur edhe për çështjen e Shkollës së Magjistraturës. I pyetur për ?luftën? politike mes palëve. Meta tha se vendi ka nevojë për një Reformë në drejtësi që bazohet tek pavarësia.
Unë jam i bindur se nxitja e konfliktit as nuk i ka shërbyer deri më tani Reformës në Drejtësi, dhe as nuk do t?i shërbejë në të ardhmen. Vendi ka nevojë për një Reformë në Drejtësi, e cila bazohet fort te pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë, te integriteti i krijimit të tyre. Dhe në këtë drejtim unë inkurajoj vetëm dialogun për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën më transparente dhe me integritet.
Ilir Meta, President