Arrestohen 4 persona, mes tyre 1 shqiptar

2018-07-30 1

Policia italiane sekuestroi 500 kg marijuanë në qytetin e Leçes. Në pranga ranë 4 persona, 3 italianë dhe 32-vjeçari shqiptar Arsen Xhaferri, ky që shihni në këtë foto.

Dyshohet se sasia e madhe marijuanës vinte nga Shqipëria. Droga kishte mbërritur në qytetin puljez përmes detit. Ajo u gjet e fshehur në këtë motoskaf.

Përpara se trafikantët të nisnin shpërndarjen e saj, plani i tyre u ndërpre nga aksioni i policisë së Leçes. Mediat në Itali shkruajnë se Arsen Xhaferri ishte personi që siguroi lëndën narkotike në Shqipëri dhe ura lidhëse me trafikantët italianë. 32-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë, si person me precedentë penalë për favorizim të emigracionit të paligjshëm. Sipas Autoritetet italiane, nëse do të hidhej në treg, droga e sekuestruar do t?u sillte trafikante mbi 600 mijë euro përfitime.

Tv Klan

Free Traffic Exchange