Ora News - Masat për sezonin turistik, 27 drejtues mjetesh u arrestuan javën që lamë pas

2018-07-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore bën të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra, nuk u rregjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze, në zonat turistike.

Në një dalje për mediat, drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola tha se krahas menaxhimit të lëvizjes, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore, gjatë javës së fundit janë arrestuar 27 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për mungesë të lejes së drejtimit.

Janë pezulluar gjithashtu 113 patenta, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Për mbi 3.500 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata shoferë që kthehen në burim aksidenti duke shkelur rregullat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/masat-sezonin-turistik-27-drejtues-mjetesh-u-arrestuan-javen-qe-lame-pas

Free Traffic Exchange