Ora News - Denoncimi i PD, Arta Marku urdhëron verifikimin e anëtarit të KPK-së, Lulzim Hamitaj

2018-07-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Përgjithshme fillon verifikimet për akuzat e PD-së ndaj anëtarit të KPK, Lulzim Hamitaj.

Verifikimet kanë nisur kryesisht mi bazën e publikimeve të bëra nga Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, me kerkese te kryeprokurores Arta Marku.

Çështja pritet t'i kalojë Prokurorisë kompetente për hetimin e rastit dhe procedimi mund te regjistrohet në prokurorinë e Durrësit.

"Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit te komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare te publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike.
Prokuroria e Pergjithshme kerkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim".

PD kërkoi shkarkimin e anëtarit të vettingut Lulzim Hamitaj

Partia Demokratike akuzoi sot anëtarin e organeve të vettingut, Lulzim Hamitaj, duke theksuar se jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Çertifikata e njohjes së gjuhes Angleze ne nivelin avancuar C1, sipas demokratëve, mban datën 6 Prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamiti nuk ka qënë fare në Shqipëri.

Partia Demokratike i kërkoi publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e Lulzim Hamitajt, ndërsa theksohet se integriteti moral dhe profesional i anëtarëve është kusht i domosdoshëm për të siguruar besimin e publikut tek procesi i vettingut.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/denoncimi-i-pd-arta-marku-urdheron-verifikimin-e-anetarit-te-kpk-se-lulzim-hamitaj