Policia e Vlorës vuri për herë të dytë në pranga shtetasin Maksim Hodaj, i cili 9 vjet më parë vrau bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur. Ai ishte arrestuar për herë të parë tre vjet pas ngjarjes, por u arratis. Ndërkohë dy persona të tjerë të akuzuar për vrasje ose vrasje të mbetur në tentativë u arrestuan në Shijak e Lushnje.
Një 46 vjeçar u vu në pranga nga Policia e Vlorës pasi rezultonte në kërkim edhe pse ishte i dënuar me 18 vjet burg për vrasje.
Maksim Hodaj, 9 vjet më parë vrau me bashkëshorten e tij në sy të tre fëmijëve të mitur, por edhe pse tre vjet pas ngjarjes u vu në pranga ai kishte arritur ti shpëtonte drejtësisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 qershor të 2009-tës në fshatin Armen të Vlorës, ku pas një debati në çift, Hodaj ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, asokohe 36 vjeçe.
Hodaj u arrestua për herë të parë në vitin 2011, kur ishte kthyer të takonte fëmijët e mitur.
Por në atë kohë ai kërkoi rigjukim të cështjes dhe gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij në arrest shtëpie, të cilën ai e shfrytëzoi për tu arratisur.
Gjykata e kishte dënuar me 18 vjet burg, dënim nga i cili i ka mbetur për të vuajtur edhe 9 vite 2 muaj e 26 ditë burg.
Ndërkohë një 48 vjeçar nga Elbasani në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale është vënë në pranga nga Policia e Shijakut.
Arben Haxhihyseni, banues në Elbasan në vitin 2014 është shpallur në kërkim pasi është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 1 vit 10 muaj e 15 ditë burg. Ai akuzohej për vrasje.
Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg.
?A.Haxhihyesi është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës?,thuhet në njoftimin e e policisë.
Ndërsa efektivet e policisë së Lushnjes kanë vënë në pranga një 35 vjeçar i cili tentoi të vrasë tre të rinj me thikë.
Në pranga përfundoi, Elion Shehu, i cili sulmoi me thikë tre rinjtë pas një konflikti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 15 korrik në lagjen ?Karbunarë e Madhe? dhe prej atij moment Elion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi gjykata kishte shpallur masën e sigurisë ?arrest me burg?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-vlonjati-qe-vrau-gruan-9-vite-me-pare