Bushati takon homologun Mass, Gjermania mbështet Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati gjatë vizitës në Berlin është takuar me homologun e tij Heiko Mass, ku ka folur mbi ambicjet evropiane të shteteve të Ballkanit.



Ndërkohë një muaj më parë, qeveritë e Bashkimit Evropian e shtynë me të paktën një vit vendimin për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.



Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është në interesin strategjik të bllokut.

?Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë të tjerët si Kina dhe Rusia do të forcojnë influencën e tyre në rajon. Kam bindjen e plotë se popujt e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të jetojnë sikurse ne në Bashkimin Evropian, jo si popujt në Rusi dhe Kinë. Prandaj është një çështje e rendësishme për Bashkimin Evropian.?

Ndërsa shefi i diplomacisë shqiptare, është shprehur se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është jetike për përmirësimin e marrëdhënive në rajon, por do të shërbejë edhe për stabilitetin e jashtëm dhe të brendshëm, kryesisht për reformat në sektorin ekonomik.

?Besojmë se mbështetja e njëzëshme e Gjermanisë për të gjitha vendet në rajon, duke filluar nga Shqipëria, shton vlerat për stabilitetin në rajon, duke patur në mendje reformat dhe kryesisht drejtësinë dhe sektorin ekonomik. Kjo do të çojë tek një klimë më e mirë për investitorët dhe marrëdhënie më të mira fqinjësore në rajon.

Gjithashtu bëjmë me dije se vetëm para disa ditësh Bashkimi Evropian ka filluar procesin e vlerësimit analitik të Maqedonisë dhe Shqipërisë në përgatitje të hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor të vitit të ardhshëm.