4 ditë pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Xhelal Dacit në rrugën ?Martin Camaj? në Bathore vihet në pranga autori. Pasi panë pamjet e kamerave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 në Kamëz arrestuan 23-vjeçarin Vilson Brahaj i lindur në Kukës dhe banues në Kamëz.
Policia thotë se ai vendosi 500 gramë tritol në hyrje të shtëpisë Dacëve i paguar nga persona të tjerë. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar përveç dëmeve materiale. Pas largimit nga vendi i ngjarjes 23-vjeçari ka hedhur në lumë tek ?Ura e Tapizës? rrobat e përdorura gjatë krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum këtij vendi. Policia thotë se ia ka sekuestruar makinën e përdorur nga Brahaj.