Ora News - PD kërkon shkarkimin e anëtarit të vettingut Lulzim Hamitaj

2018-07-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike, akuzoi anëtarin e organeve të vettingut, Lulzim Hamitaj, duke theksuar se jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Çertifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin avancuar C1, sipas demokratëve, mban datën 6 prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamiti, nuk ka qënë fare në Shqipëri.
Enkelejd Aliebaj: Sipas nenit 6 të ligjit për vettingun kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të vettingut.

Anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Univeristetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.

Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi.

Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

"Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar: Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1? Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.

Edhe një fakt tjetër.

Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!"

Deputeti Enkeljed Alibeaj dhe dhe këshilltari ligjor Gazmend Bardhi i drejtuan disa pyetje anëtarit të organeve të vettingut.


PD: Të shkarkohet Komisioneri Lulzim Hamitaj, të nisë hetimi për falsifikim dokumentash

Partia Demokratike i kërkoi publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin Lulzim Hamitajt, ndërsa theksohet se integriteti moral dhe profesional i anëtarëve është kusht i domosdoshëm për të siguruar besimin e publikut tek procesi i vettingut.

"Kërkojmë të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për: A. Mosplotësimin prej tij te k...

Free Traffic Exchange