Report Tv - Ministri Klosi në Panairin e Bostanit në Divjakë: 81 mijë ton eksport

2018-07-30 1

Prodhues dhe përpunues të bostanit, ekspozuan dhe tregtuan për pushuesit, në festën e bostanit në Divjakë varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqini dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi ishte i pranishëm në natën e fundit të zhvillimit të këtij panairi lokal. Klosi theksoi se idea e festave të sezonit, është për t?i dhënë një shtysë agroturizmit për të qenë pjesë e zhvillimit turistik.
?Kjo është idea jonë e festave të sezonit, festa të cilat nuk janë vetëm për të krijuar një atmosferë më të mirë për turistët që frekuentojnë plazhet tona, por më shumë se kaq duam që prodhimi vendas të promovohet, duam që tregtarët të shesin më shumë produktet e tyre dhe ajo çfarë ne kemi thënë, agrobiznesi, agroturizmi të jetë pjesë e zhvillimit të këtij sezoni. Jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi gjatë gjithë sezonit nga veriu në jug për të mbështetur kryetarët e bashkive, pushtetin lokal në organizmin e këtyre aktiviteteve të thjeshta, por që i kanë dhënë sezonit një ngjyrë, një buzëqeshje krejt tjetër. Shumë faleminderit studentëve të projektit Smile të cilët janë të palodhur në ushtrimin e aktivitetit të tyre dhe mikpritjes e cila tashmë është bërë një histori shumë e bukur buzëqeshjeje në të gjithë Shqipërinë?? ? deklaroi ministri Klosi.

Free Traffic Exchange