Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ishte i ftuar në studion e Report Tv për të diskutuar për aktualitetin politik dhe skenarin e opozitës së bashkuar në sesionin e ri parlamentar në muajin shtator. Duke u rikthyer te debati për ligjin e magjistratëve që nuk u pranua që të votohej nga opozita dhe që u shty në shtator, Vasili zbuloi se ka pasur kontakte nga faktori ndërkombëtar, që u ka sugjeruar që ta votojnë. Vasili shtoi se edhe ndërkombëtarët u tërhoqën, pasi sipas tij panë mungesën e seriozitetit nga PS për afatin e ligjit.