Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it, artistët: Do të rikthehemi sërish në Shqipëri

2018-07-30 0

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it solli në Tiranë muzikë bashkëkohore nga e gjithë bota. Grupi i fundit që u ngjit në skenën e Jazz-it ishte kuarteti i mrekullueshëm, i cilësuar si grupi më i mirë flamengo në Latin Gammy. Katër muzikantet bën për vete publikun shqiptar

Tradita është burimi i parë i frymëzimit të muzikës që ato bëjnë. Kuarteti Las Migas mbështetur tek rrënjët e tyre sollën në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it në Tiranë gjuhën e flamengos. Muzika e aranzhuar nga katër artistet ndikohet nga ajo latine, folku edhe jazz-i. Flamengo plot ritëm, me rrënjë në traditat e hershme popullore, frymon këtë përzierje pa e humbur thelbin e saj.

Shumë nga këngët janë tonat, shumë pak janë marrë nga të tjerët. Janë këngë që ne i kemi shkruar vet, sepse muzikën tonë duam të përcjellim tek njerëzit. Tema më e shpeshtë është dashuria, sepse ne mendojmë që kjo ndjenjë është motori i jetës. Të gjithë ne duam. Janë tekste që njerëzit pëlqejnë më shumë. Ka edhe këngë që flasin për zhgënjimin e dashurisë, por edhe këngë që flasin për dashuri të tjera njerëzore.

Kitariste