PD: Të shkarkohet anëtari i KPK - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka kërkuar per here te pare shkarkimin e nje prej anetareve te organeve te vetingut, anetarit te komisionit te pavarur te kualifikimit, Lulzim Hamitaj. Dy juristet e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi publikuan dokumenta qe sipas tyre faktojne se Hamitaj ka mashtruar parlamentin per tu zgjedhur ne kete post duke falsifikuar diplomen e gjuhes angleze.



GAZMEND BARDHI

KESHILLTAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD



?Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Mo nitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për: A. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK
B. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj?


Gjuha angleze është një prej kritereve per tu zgjedhur ne organet e vetingut dhe PD ka shqyrtuar pikërisht dokumentacionin qe ka lidhje me kete kriter. Sipas PD hamitaj në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë nje universiteti ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze. Nje vit me vone sipas PD, Hamitaj kur aplikon per organet e vetingut depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015.



ENKELEJD ALIBEAJ

NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD



?Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:
Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1??



Per me teper sipas PD, ne daten e leshimit te kësaj certifikate ne 6 prill 2015 Lulzim Hamitaj ka qene jashte shtetit nje fakt qe provohet nga sistemi TIMS.



?Partia Demokratike i kërkon publikisht organit të prokurorisë që të nisë menjëherë procedim penal ndaj Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat i ka depozituar pranë organeve shtetërore dhe për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 4 vjet burgim.?





Deri me tani nga trupa e vetingut eshte shkarkuar vetem nje komisioner me kerkese te vëzhguesve nderkombetare, Heral Saraci qe mbante postin e komisionerit publik.



Sipas ligjit te vetingut te drejten per inicimin e procedimit disiplinor e kane vëzhguesit nderkombetare dhe cdo komisioner, nderkohe qe vendimi final i perket kolegjit te apelimit.