Pas deklaratës së deputetes demokrate, Orjola Pampuri e cila në një dalje për mediat nga oborri i QSUT-së, akuzoi se ka mungesë të kiomiopreparatit, ka ardhur një reagim zyrtar nga mjekët e qendrës spitalore. Në një deklaratë për mediat, mjekët kanë mohuar mungesën e këtij herceptinës dhe kanë siguruar se të gjithë pacientët e kanë marrë falas këtë kimiopreparat.