“Mungon herceptina në spital” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Herceptina është një nga medikamentet më të rëndësishme për të sëmurët me kancer. Por ky ilaç sipas opozitës mungon ne Spitalin Onkologjik.



?Nqse do të pyesni në korridoret e Spitalit Onkologjik dhe në oborr pacientët që presin, kimiopreparati mungon, ose vjen në sasi fare të vogla që nuk përmbushin nevojat e pacientëve çka shkakton përkeqësim të gjendjes së pacientëve të cilët janë operuar apo kanë nevojë e kimiopreparatit, dhe gjithashtu nxit kaos në marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit i cili shpesh i duhet të bejë përzgjedhje selektive mes pacientëve të cilëve u duhet në mënyrë emergjente kimiopreparati. Sigurisht që kimiopreparati është i rëndësishëm, seancat e kurave janë nga 6 muaj deri në 1 vit. Kush mund të ketë fatin, mund të marrë një kurë, ndërsa të tjerët duhet të presin me muaj të tërë. E gjithë kjo pritje ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.?



Pas deklaratës së deputetes drejtues te Spitalit Onkologjik, sqaruan se vetëm sot janë duke u trajnuar me këtë medikament 27 paciente.



Herceptina është një nga ilaçet më të kushtueshme për kurimin me kimioterapi të pacientëve të prekur nga sëmundjet kancerogjene. Seancat e këtyre trajtimeve zgjasin nga 6 deri në një vit.

Free Traffic Exchange