Veliaj: Meta sabotoi teatrin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sabotim te projektit, e ka cilësuar Erion Veliaj  vendimin e presidentit Meta për kthimin e ligjit te teatrit ne Kuvend. Gjate një bashkëbisedimi me te rinj te Freshit ne Jale, kryebashkiaku i Tiranës sqaroi se projekti do te miratohet ne shtator kur te mblidhet parlamenti.

 

?Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t?i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ?Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç?na ka ngelur nga ata të lodrave, ç?a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim?



Veliaj u tha te rinjve se si qeveria, Partia Socialiste ashtu dhe Bashkia kane nje mision, te ndryshojnë Tiranën dhe Shqipërinë. Kryebashkiaku u shpreh se betejën per Tiranën do ta fitojnë serish per ta ndryshuar edhe me shume qytetin.



 ?Botën e ndryshon vetëm kush zbret në arenë, një gladiator që shkon e përleshet, një futbollist që shkon të bëjë gol, një atlet që mundohet të thyejë rekordin, dikush që thotë: Do kandidoj unë për Kryetar Bashkie, për kryeministër, për deputet, për anëtar të Këshillit Bashkiak dhe do marr përsipër ta zgjidh këtë punë për komunitetin, këta njerëz e ndryshojnë botën. Arena mund të jenë zgjedhjet e ardhshme. Do të zbresim në arenë në Tiranë për të fituar dhe për t?ju treguar se çfarë mund të bëjmë edhe më shumë nga çfarë kemi bërë sot.?



Te premten presidenti Ilir Meta ktheu per rishqyrtim ne kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar. Sipas kreut te shtetit, ai bie ndesh me Kushtetutën dhe shkel te drejtat e pronës.

Free Traffic Exchange