Hahn: Shqipëria progres me reformat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn është i kënaqur me strategjinë e Ballkanit Perëndimor për shkak se ka nxitur një dinamikë të re në rajon. Gjatë një interviste për ?Euroaktiv?, Hahn thekson se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, megjithatë, lutet për realizimin e reformave.



 ?Shqipëria e cila ka dalë nga hija e së shkuarës, i ka lënë vëzhguesit të befasuar këndshëm. Vendi ka bërë përparim të mirë në zbatimin e prioriteteve të reformës, veçanërisht kur është fjala për reformën shumë ambicioze të gjyqësorit. Qeveria ka demonstruar gjithashtu unitet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria, ashtu si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, po punon për zgjidhjen e çështjeve të hapura kufitare dhe në përgjithësi kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore. Për shkak të përparimit të konsiderueshëm të bërë nga të dy vendet, Komisioni Evropian ka rekomanduar që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë dhe Maqedoninë.?



I pyetur për skepticizmin e disa shteteve anëtare për rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Hahn tha se integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor mbi të gjitha, është një investim në sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Europian.



?Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë. Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga shtetet anëtare të BE dhe i përket Evropës gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Është në interesin më të mirë të BE-së që të sigurojë stabilitet dhe prosperitet në lagjen e tij të afërt. Parimi im për zgjerim është tw eksportosh stabilitet në vend të importimit të paqëndrueshmërisë. Në këtë kuptim, integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është një investim në sigurinë dhe stabilitetin e bashkimit.?



Gjatë intervistës Hahn thekson se viti 2025 nuk është një datë e largët, sepse reformat për t'iu përshtatur standardeve të BE-së zgjasin shumë kohë, pasi nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimet legjislative. Sipas tij, cilësia vjen përpara shpejtësisë.