http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serenatat korçare kanë qenë kryefjala e mbrëmjes së fundit të festivalit "Mik në Korçë".
Për 5 nete në skenën e teatrit ?Andon Zako Cajupi?, por dhe atë te pazarit te vjetër janë ngjitur artiste shqiptare me fame botërore, por dhe artiste franceze, austriake dhe shumë të tjerë.
Koncertet janë ndjekur nga shume artdashës jo vetëm korçare, por dhe te tjerë te ardhur edhe nga vende te rajonit.
Për Sopranon Inva Mula ka qenë një punë e gjatë gati një vjeçare që solli si rezultat një event të këtyre përmasave në qytetin e Korçës.
Mbrëmja e fundit e ?Mik Festival? ngjiti në skenë këngëtaret e mirënjohur korçare Spanja Pipa, Zhuljeta Sheremeni, Jorgjeta Lalazi, si dhe instrumentistët më të njohur të serenatave korçare