Autori rrëfen shpërthimin në banesën e Gazmir Dacit: Mori 5 mijë euro, hesht për porositësit

2018-07-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tri ditë pas shpërthimit të eksplozivit në banesën e familjes së të dënuarit për vrasje Gazmir Daci në Bathore, policia deklaron arrestimin e personit të dyshuar si autor të ngjarjes.

I dyshuari është Vilson Brahaj, 23 vjeç, nga Kukësi, i dënuar më parë për vjedhje të një dyqani celularësh në Tiranë në vitin 2014.

Brahaj i cili u identifikua nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi, është arrestuar gjatë orëve të natës (29- 30 korrik) për ngjarjen e ndodhur më 27 korrik në rrugën "Martin Camaj" në Bathore ku është vendosur lëndë eksplozive në banesën në pronësi të Xhelal Dacit.

Ky i fundit është babai i Gazmir Dacit i cili ndodhet në burg duke vuajtur dënimin me 35 vjet heqje lirie për vrasjen e Valmir Kolaverit.

5 mije euro

Kjo ngjarje është pista kryesore e hetimit në lidhje me vendosjen e tritolit ndonëse i arrestuari Vilson Brahaj ende nuk ka dhënë emrat e porositësve të krimit, edhe pse ka pranuar se është paguar me shumën prej 5 mijë eurosh për të realizuar vendosjen e tritolit.

Për këtë arësye, edhe aksioni për kapjen e autorit të shpërthimit ka marrë emrin e koduar "Pagesa".

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ?Pagesa?, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën "Martin Camaj" Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje: Vilson Brahaj , 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë. Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndalohet-autori-i-eksplozivit-ne-banesen-e-gazmir-dacit