Ora News - Ndalohet autori i eksplozivit në banesën e Gazmir Dacit

2018-07-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndalohet autori i vendosjes së eksplozivit në banesën e Gazmir Dacit.

Policia e Tiranës informoi sot për finalizimin e operacionit "Pagesa" me arrestimin e Vilson Brahaj , 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.

Njoftimi i policise

Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati Nr 5, ngjarja e shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e shtetasit XH.D në Kamëz.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive.

Sekuestrohet automjeti me të cilin autori ka lëvizur dhe transportuar lëndën shpërthyese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ?Pagesa?, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën "Martin Camaj" Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndalohet-autori-i-eksplozivit-ne-banesen-e-gazmir-dacit