Prela do “Peshqit e Mëdhenj” - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-07-29 0

Kur ka mbushur dy muaj në krye të Krimeve të Rënda , Donika Prela kërkon të informohet se cilët janë peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël që po hetohen brenda godinës së qelqtë. Përmes këtij urdhri të firmosur në datën 20 korrik , Prela kërkon që brenda ditës të informohet me shkrim nga çdo oficer i policisë gjyqësore për dosjet dhe emrat e shtetasve që janë nën hetim si edhe për veprën për çfarë po hetohen.