Vritet në mënyrë mafioze ish-avokati i Millosheviçit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëllohet për vdekje avokati që dikur ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, gjatë gjykimit të këtij të fundit për krime lufte.



Sipas njoftimit të ministrisë së Brenshme serbe, Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeç, është vrarë jashtë ndërtesës ku jetonte në Beograd, mesnatën e së shtunës. Gjithashtu i plagusur nga kjo ngjarje ka ngelur dhe djali 26-vjeçar i avokatit Ognjanoviç, i cili është plagosur me armë zjarri në krahë.



Akoma nuk ka informacione në lidhje me autorin e kësaj ngjarje.



Ognjanoviç ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Millosheviçit gjatë gjykimit të tij në Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Ish-presidenti serb ishte arrestuar më 2001 dhe ishte dërguar për gjykim në Hagë, nën akuzat për gjenocid dhe krime të tjera të kryera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet e 90-ta.



Gjithashtu Ognjanoviç ka qenë avokat në një numër të madh të rasteve të profilit të lartë të mafias në Serbi dhe Mal të Zi.



Vitet e fundit disa pjesëtarë të njohur të rrjeteve kriminale serbe dhe malazeze janë vrarë në Beograd. Nga ana e policisë këto vrasje janë përshkruar si lufte bandash mbi tregun e paligjshëm të drogës.