Ora News - Festa e lakrorit, amvisat e Polenës gatuajnë për turistët vendas dhe të huaj

2018-07-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Polenë të Korçës, gatimi tradiconal i lakrorit ka mbledhur me qindra vizitorë vendas dhe të huaj. Ky është edicioni i 10, ndërsa organizatorët thonë se festa synon të zhvillojë më tej turizmin.

Sekretet e lakrorit i kanë trashëguar brez pas brezi por për 10 vite amvisat e Polenës në Korçë kanë vendosur ta ndajnë recetën me qytetarët, duke organizuar festën më të veçantë, atë të lakrorit.

Këtë vit numri i atyre që patën mundësi të shijonin gatimin tradicional të Korçës ishte më i lartë, ndërsa pjesë e pandashme e festës ishte edhe muzika.

Organizatorët thonë synojne të promovojë jo vetëm kulinarinë por edhe potencialet turistike të zonës.

Ingredienti sekret është dashuria me të cilën duhet ta gatuash ndërsa amvisat tregojnë se këtë gatim të veçantë do të kujdesen ta mbajnë gjallë duke e trashëguar.

Festa e Lakrorit që zhvillohet vetëm në një ditë, është pjesë e paketës së festimeve të përfshira nga Bashkia e Korçës për sezonin turistik të verës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festa-e-lakrorit-amvisat-e-polenes-gatuajne-turistet-vendas-dhe-te-huaj